Dy persona, babë e bir, janë vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në fshatin Mgull, në njësinë administrative Pult, në Dukagjin. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur rëndë edhe një person tjetër.
Viktimat janë identifikuar si Lekë dhe Prel Gjoni, ndërsa i plagosur ka mbetur Aleks Preka.
Ngjarja është raportuar rreth orës 17:20.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forca të shumta të policisë vendore dhe të forcës kombëtare të sigurisë, njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
©ZëriOnline


