Gjimnazi “Leonik Tomeo” në Durrës në zi për humbjen e nxënësit 16-vjeçar

Date:

Share post:

Një ditë zie dhe për gjimnazin “Leonik Tomeo” në Durrës pas ndarjes nga jeta të 16-vjeçarit Klevis Dervishi, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra në aksidentin e rëndë rrugor në aksin Manëz-Sukth.

Përmes një mesazhi prekës, shkolla ka shprehur dhimbjen për humbjen e nxënësit të saj, duke e cilësuar largimin e tij si një humbje të madhe për të gjithë komunitetin shkollor.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit tonë Klevis Dervishi, i cili fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra në aksident”, thuhet në reagimin e gjimnazit.

Shkolla shprehet se humbja e një të riu kaq të vogël lë pas një zbrazëti të madhe në zemrat e mësuesve dhe bashkëmoshatarëve të tij.

“Humbja e një shpirti kaq të ri lë një zbrazëti të madhe në zemrat tona dhe në bankat e shkollës. Do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona më të bukura”, thuhet më tej në mesazhin e “Leonik Tomeo”.

Në fund, stafi i shkollës u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të 16-vjeçarit, duke përcjellë mesazhin: “Udhëtoftë në paqe dhe kujtimi i tij qoftë i paharruar!”

Klevis Dervishi humbi jetën në Spitalin e Traumës, duke e çuar në katër numrin e viktimave të aksidentit tragjik të së mërkurës në Manëz. Në vendngjarje humbën jetën Kleo Vrioni, 25 vjeç, Sara Brugnatelli, 26 vjeç, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç, kushëri i Kleos. Edhe Muhaxhiri ishte nxënës i të njëjtit gjimnaz në Durrës, për të cilin shkolla pati reaguar 4 ditë më parë me një mesazh të ndjerë.
Në aksident mbeti i plagosur edhe Rejsi Vrioni.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pse truri juaj po ju gënjen? 5 “gjurmët” psikologjike që tregojnë se po jetoni jetën e dikujt tjetër

A jeni ndjerë ndonjëherë sikur jeni pasagjer në makinën tuaj? Po bëni gjithçka "siç duhet", punë, marrëdhënie, detyra,...

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...