“Shteti Islamik” kërcënon me “bomba” institucionet në vend. Nuk shpëton as Durrësi, Policia nis verifikimet

Date:

Share post:

Mëngjesin e sotëm, disa institucione në qytete të ndryshme të vendit, mes tyre Durrësi, Vlora dhe Fieri, kanë marrë në adresat e tyre elektronike një mesazh kërcënues. Nga një adresë ende e paidentifikuar pretendohet se në këto institucione është vendosur bombë. Në email flitet në emër të Shtetit Islamik dhe i drejtohet të pafeve që sipas dërguesit do të bëhen copash brenda dy orësh nga bomba e vendosur në institucion. Emaili ka mbërritur dhe pranë GJKKO e SPAK.

Në Durrës konfirmohet që emaili ka mbërritur në Bashki dhe Gjykatë, po nuk ka pasur evakuime punonjësish. Thjesht verifikime.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka nisur menjëherë verifikimet dhe kontrollet në objektet e përfshira në kërcënim. Deri tani, nga kontrollet e kryera nuk ka rezultuar prania e bombave apo e ndonjë lënde tjetër shpërthyese.

Paralelisht, drejtoria për hetimin e krimeve kibernetike, në bashkëpunim me drejtorinë e antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, po punon për identifikimin e autorit dhe gjurmimin e adresës elektronike nga e cila janë dërguar mesazhet.

Policia u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, ndërsa garanton se strukturat e saj janë të angazhuara për verifikimin e plotë të situatës dhe garantimin e sigurisë publike.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...