GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” për Ergys Agasin, avokati Haxhia: Ja ku u fokusua mbrojtja

Date:

Share post:

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ergys Agasin, i arrestuar më 26 gusht pas disa muajsh në arrati.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së palës mbrojtëse. Agasi do të vijojë të qëndrojë në qeli, ndërsa ndaj tij rëndojnë disa akuza të ngritura nga SPAK, në kuadër të hetimeve për aferat e dyshuara që lidhen me AKSHI-n.

Mes akuzave janë “grup kriminal”, “pastrim parash”, “shkelje e barazisë në tendera”, “konkurrencë e paligjshme” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Agasit, Maks Haxhia, dha detaje mbi qëndrimin e mbrojtjes dhe shpjegimet e dhëna nga klienti i tij.

Sipas Haxhias, nga analiza e provave të administruara dhe vendimeve të prokurorisë është rrëzuar akuza për “heqje të paligjshme të lirisë” ndaj Agasit.

Avokati tha gjithashtu se Agasi, gjatë seancës, ka dhënë shpjegime dhe ka insistuar se nuk ka qenë pjesëmarrës në tendera, nuk ka pasur përfitime prej tyre dhe nuk ka qenë pjesë e grupeve kriminale.

“Problemi është që akuza e heqjes së paligjshme të lirisë në drejtim të z. Agasi, me analizat që iu bënë provave të administruara dhe vendimeve të prokurorisë, tregoi dhe çoi në çlirimin e kësaj akuze në ngarkim të Agasit.

Klienti foli dhe dha shpjegime dhe insistoi e provoi se nuk ka qenë kurrë pjesëmarrës në tendera, nuk ka pasur asnjë përfitim nëpërmjet tenderimit dhe nuk ka qenë pjesë e grupeve kriminale”, deklaroi Haxhia.

Pavarësisht qëndrimit të mbrojtjes, GJKKO vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Ergys Agasit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340 mijë nxënës do...

Roskovec/ Plagosi me çekiç ish-vjehrrin, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi

Një plagosje me çekiç është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit. Sipas burimeve daja i deputetes Zegjine Çaushi ka shkuar...

“Ule muzikën!”/ Përplasja me armë në Athinë, del në skenë si autor Alket Rizai

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa identifikimi i Rizait u bë pas analizimit...

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...