Nga burgu Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin: “Nuk zbatoi urdhrat e mi”

Date:

Share post:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit ku ndodhet, ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të Anuela Ristanit, kryetares në detyrë të Tiranës.

Veliaj ka tërhequr delegimin e kompetencave Anuela Ristanit për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Në vendimin e Veliajt thuhet se shkarkimi i Ristanit, që mban postin e deleguar që nga shkurti i vitit të kaluar, vjen pas refuzimit të saj të zbatojë urdhrat e Veliaj.

Pas kësaj Ristani mbetet nënkryetare e bashkisë, por ajo personalisht nuk ka reaguar ende ndaj vendimit të Veliajt në të cilin ndër të tjera shkruhet:

“Pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese, është evidentuar një shkëputje progresive e ushtrimit të kompetencave të deleguara nga autoriteti kushtetues dhe ligjor i Kryetarit të zgjedhur, e materializuar në mungesën e informimit dhe të koordinimit institucional, në moszbatimin e vendimeve gjyqësore në moszbatimin dhe refuzimin e urdhrave të drejtpërdrejt të Kryetarit, si dhe në veprime dhe mosveprime që kanë cenuar zinxhirin normal të përgjegjësisë dhe drejtimit institucional të Bashkisë”.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340 mijë nxënës do...

Roskovec/ Plagosi me çekiç ish-vjehrrin, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi

Një plagosje me çekiç është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit. Sipas burimeve daja i deputetes Zegjine Çaushi ka shkuar...

“Ule muzikën!”/ Përplasja me armë në Athinë, del në skenë si autor Alket Rizai

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa identifikimi i Rizait u bë pas analizimit...

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...