RENEA kontrolle në Korçë, i dënuari për vrasje arratiset nga pallati dhe u shpëton forcave speciale

Date:

Share post:

Forcat RENEA kanë zhvilluar një operacion në qytetin e Korçës për kapjen e Mjallaq Përgjikës, i dënuar me 18 vite burg për vrasje dhe prej vitesh në kërkim nga autoritetet.

Operacioni u ndërmor pas informacioneve se Përgjika mund të fshihej në një pallat në qytet. Forcat speciale ushtruan kontrolle në zonë dhe në ambientet ku dyshohej se mund të ndodhej, por kërkimet nuk çuan në lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Mjallaq Përgjika është dënuar për vrasjen e Pëllumb Çollakut, 24 vjeç, një ngjarje e ndodhur në fund të vitit 2008. Çollaku ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët më 26 dhjetor të atij viti.

Pas disa ditësh kërkime, më 3 janar 2009, trupi i pajetë i 24-vjeçarit u gjet pranë aksit rrugor Korçë-Voskopojë. Në trupin e tij u konstatuan plagë të shkaktuara me armë zjarri.

Në qershor të vitit 2009, policia identifikoi Mjallaq Përgjikën si autor të dyshuar të vrasjes. Sipas hetimeve të zhvilluara në atë periudhë, ngjarja dyshohej se kishte lidhje me pazare droge.

Përgjika u dënua më pas me 18 vite burg, por vijon të jetë në kërkim. Në listën e personave të kërkuar nga Policia e Shtetit ai figuron me gjeneralitetet Mjallaq (Mihallaq) Petrika Përgjika, i datëlindjes 3 dhjetor 1981, nga Korça.

Operacioni i fundit i RENEA-s ishte pjesë e përpjekjeve për kapjen e tij, por deri në përfundimin e kontrolleve nuk u bë e mundur përcaktimi i vendndodhjes së të kërkuarit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...