Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen 6 persona; 3 prej tyre në gjendje të rëndë

Date:

Share post:

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në Markatomaj të Lezhës. Raportohet për 6 persona të plagosur, pjesëtarë të së njëjtës familje.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kanë pësuar djegie të shumta në trup. Mësohet se njëri prej tyre po bëhet gati për t’u dërguar drejt Tiranës.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë që nga pamjet duket se shpërthimi i fortë, i cili u dëgjua në të gjithë zonën, ka shkaktuar dëme të shumta materiale në banesën 2 katëshe. 

Po ashtu edhe efektivët e Policisë janë në vendngjarje, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...