Një aksident me pasojë vdekjen e një 78-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, pranë zonës së ish-Stacionit të Trenit.
Viktima, i identifikuar me inicialet F. S., po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 57vjeçar, banues në Vlorë.
Si pasojë e përplasjes, i moshuari pësoi plagë të rënda dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 78-vjeçari nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
Pas aksidentit, specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
©ZëriOnline


