Ish-polici Uljan Shpataraku transferohet në burgun e Peqinit

Date:

Share post:

Ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, është transferuar në burgun e Peqinit, pasi Gjykata e Posaçme vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

Shpataraku u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave, në Durrës, teksa drejtonte automjetin me të cilin udhëtonte biznesmeni Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK prej rreth tetë muajsh. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, Agasi ndodhej në sediljen e pasagjerit.

Operacioni për arrestimin e tyre nisi pasi automjeti u lokalizua në Elbasan. Strukturat e Policisë e mbajtën nën vëzhgim gjatë lëvizjes në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës dhe më pas Durrësit, ku u krye ndërhyrja në zonën e Plepave. Gjatë kontrollit të automjetit raportohet se u gjetën rreth 4 mijë euro.

Shpataraku akuzohet për përkrahje të autorit të krimit

Sipas SPAK, ish-punonjësi i Policisë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi në momentin e ndalimit po shoqëronte Agasin, i cili ishte person në kërkim nga drejtësia.

Më 29 gusht, Gjykata e Posaçme vendosi që Shpataraku të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa hetimet për rolin e tij vijojnë.

Shpataraku ka shërbyer më herët në Policinë e Shtetit dhe raportohet se ka qenë person i besuar i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike,...

Dea e Butrintit kthehet në shtëpi, Gonxhja: Dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë”. Po fati i “Bukuroshes” në Durrës?

Dea e Butrintit rikthehet në vendin ku u zbulua. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë,...

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë/ Mbyllet afati, Ilir Panda kandidati i vetëm

-Ilir Panda është kandidati i vetëm në garën për kreun e Gjykatës së Lartë. Pjesë e kësaj gjykate...

Pas një mijë vjetësh, kronika e pushtimit norman kthehet në Angli

British Museum hap sot, më 10 shtator, ekspozitën e Tapicerisë së Bayeux, e cila kthehet në Angli për...