Alarm në Fushë-Arrëz/ Qytetarë me simptoma helmimi përfundojnë në Urgjencë

Date:

Share post:

Prej tri ditësh, në Spitalin e Fushë-Arrëzit po regjistrohen raste qytetarësh që paraqiten me simptoma të helmimit.

Personat e prekur kanë kërkuar ndihmë në shërbimin e Urgjencës, ndërsa deri tani nuk është bërë i ditur zyrtarisht shkaku i këtyre rasteve të intoksikimit.

Situata ka ngritur shqetësim mes banorëve, të cilët kanë vënë në pikëpyetje cilësinë e ujit që furnizon zonën.

“Uji i pijshëm mban një erë mjaft të rëndë”, kanë bërë me dije qytetarët e Fushë-Arrëzit.

Për shkak të shqetësimeve për ujin e rrjetit, banorët kanë deklaruar për News24 se po detyrohen të furnizohen me ujë në kroje për nevojat e tyre të përditshme.

Për momentin nuk është konfirmuar nëse rastet e helmimit kanë lidhje me ujin e pijshëm, ndaj përcaktimi i shkakut kërkon verifikimin e institucioneve përgjegjëse.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...