Punonjësit e Pastrim-Gjelbërimit protestojnë para Bashkisë Durrës: “Na mbajnë para nga rroga”

Date:

Share post:

Prej rreth tre muajsh, punonjës të Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit në Bashkinë Durrës pretendojnë se po u mbahet një pjese e pagave të tyre.

Situata ka arritur kulmin këtë të martë, kur punonjës të ndërmarrjes u grumbulluan përpara godinës së Bashkisë Durrës, duke kërkuar sqarime dhe një përgjigje zyrtare për shumat që u janë mbajtur nga pagat.

Punonjësit u mblodhën fillimisht në mëngjes për të kërkuar një takim, por, sipas tyre, me kërkesë të drejtorit të ndërmarrjes u detyruan të largoheshin dhe të riktheheshin pasdite.

Sipas pretendimeve të punonjësve, shumat e mbajtura variojnë nga 4 deri në 7 mijë lekë në muaj, në varësi të punonjësit. Disa pretendojnë dhe më shumë. Ata shprehen se nuk kanë marrë më herët njoftim apo një shpjegim të qartë nga Zyra e Financës dhe drejtuesit e ndërmarrjes lidhur me arsyen e këtyre zbritjeve.

Përballë mungesës së përgjigjeve në ndërmarrjen ku punojnë, punonjësit iu drejtuan Bashkisë Durrës për të kërkuar një takim me kryetaren e bashkisë.

Ata deklarojnë se punojnë çdo ditë në terren, në kushte të vështira dhe që prej orëve të para të mëngjesit, ndaj kërkojnë transparencë për mënyrën se si llogariten pagat dhe zbritjet e aplikuara.

Fillimisht, punonjësve iu kërkua që në takim të hynte vetëm një përfaqësi. Kjo solli reagimin e tyre, pasi ata kërkuan që çështja të trajtohej në mënyrë transparente dhe të merrej parasysh shqetësimi i të gjithë grupit të prekur.

Pas këmbënguljes së punonjësve dhe protestës së tyre përpara godinës së Bashkisë, drejtues të institucionit pranuan të presin një përfaqësi të tyre në takim, ku pritën shpjegime mbi zbritjet e pagave.

Mbetet për t’u parë nëse takimi do të sjellë një zgjidhje përfundimtare dhe rimbursimin e shumave të mbajtura, apo nëse punonjësit e sektorit të pastrimit do të vijojnë me hapa të tjerë proteste.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shoferi i dehur i autoambulancës aksidenton të moshuarin dhe përfundon në pranga në Korçë

Misioni për të shpëtuar jetë ka qenë buzë tragjedisë mbrëmjen e së premtes, kur një autoambulancë ka përplasur...

Vidhnin bizhuteri floriri dhe para në banesa, arrestohen 3 ‘skifterë’ në Patos 

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier, pasi kanë kryer vjedhje në disa banesa në...

Atentati ndaj Agron Pukës para shkollës në Rrilë, Gjykata e Lezhës pushon çështjen për 3 të dyshuarit

Gjykata e Lezhës ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj tre personave të dyshuar për përplasjen me armë...

Zbulimi arkeologjik në Strikçan të Bulqizës, finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

Kërkimet e fundit arkeologjike të zhvilluara në Strikçan të Bulqizës, të cilat zbuluan një varr monumental të llojit mauzoleum, janë...