Tjetër tentativë trafikimi droge nga Kanadaja në Shqipëri, kapet në Durrës “Gelato” me vlerë 1.2 milionë euro

Date:

Share post:

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit.

Në kuadër të hetimeve të drejtuara nga Prokuroria, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të një kontejneri të ardhur nga Kanadaja, brenda të cilit ndodheshin 2 automjete dhe 1 kamper, u ushtrua kontroll i imtësishëm.

Gjatë kontrollit të kamperit, në hapësira të modifikuara dhe të mbuluara me veshje druri, u gjetën të fshehura 190 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa “Gelato”, me peshë totale 107.7 kg.

Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar përllogaritet në treg në rreth 1.2 milionë euro.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, edhe 43 cigare elektronike, disa prej të cilave me mbishkrime që deklaronin përmbajtje të lartë THC.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike sigurohej në Kanada dhe transportohej drejt Shqipërisë, e fshehur në vende të posaçme, të modifikuara në mjetet e porositura për blerje.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shpallën në kërkim, si të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, dy shtetas, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëhen me dije gjeneralitetet.

Strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...