Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar në Itali

Date:

Share post:

Një 35-vjeçar shqiptar i identifikuar si Ferdinant Hoti është gjetur i pajetë brenda një automjeti në Padova të Italisë. Sipas Prokurorisë së Padovës, Hoti është vrarë me armë zjarri, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e krimit.

Trupi i shqiptarit u zbulua mëngjesin e 9 shtatorit brenda një automjeti tip “Fiat Bravo”, në Via del Santo, raportojnë mediat italiane.

Ekzaminimet e para mjeko-ligjore kanë konstatuar se 35-vjeçari është qëlluar me armë zjarri. Një nga pistat që po shqyrtojnë hetuesit lidhet me një konflikt të mundshëm në mjediset kriminale të trafikut të drogës. Megjithatë, kjo mbetet vetëm një hipotezë dhe deri tani autoritetet nuk kanë përcaktuar motivin e vrasjes.

Një element i rëndësishëm për hetimin është gjendja në të cilën u gjet viktima. Duart e tij ishin të lidhura, ndërsa sediljet e pasme të automjetit ishin palosur.

Karabinierët kanë sekuestruar dhe analizuar pamjet e kamerave të sigurisë së një punishteje përballë vendit ku u gjet makina. Një nga kamerat mbulon pjesërisht edhe rrugën, por pamjet e shqyrtuara deri tani nuk kanë dhënë të dhëna të mjaftueshme për identifikimin e autorëve apo rindërtimin e plotë të ngjarjes.

Ekspertët po kryejnë gjithashtu ekzaminime të hollësishme në automjet, në kërkim të gjurmëve biologjike dhe provave të tjera. Analizat pritet të ndihmojnë në përcaktimin e vendit dhe kohës së vrasjes, si dhe të sqarojnë nëse 35-vjeçari është vrarë brenda makinës apo trupi është transportuar aty më pas.

Hetuesit po punojnë edhe për të rindërtuar lëvizjet e fundit të viktimës dhe për të identifikuar personat e përfshirë në vrasje.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike,...

Dea e Butrintit kthehet në shtëpi, Gonxhja: Dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë”. Po fati i “Bukuroshes” në Durrës?

Dea e Butrintit rikthehet në vendin ku u zbulua. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë,...

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë/ Mbyllet afati, Ilir Panda kandidati i vetëm

-Ilir Panda është kandidati i vetëm në garën për kreun e Gjykatës së Lartë. Pjesë e kësaj gjykate...

Pas një mijë vjetësh, kronika e pushtimit norman kthehet në Angli

British Museum hap sot, më 10 shtator, ekspozitën e Tapicerisë së Bayeux, e cila kthehet në Angli për...