Drogë mes trëndafilave/ Sekuestrohen 100 kg kokainë në aeroportin e Athinës! 6 të arrestuar mes tyre edhe shqiptarë

Date:

Share post:

Një ngarkesë me trëndafila të freskët, e ardhur nga Kolumbia, ka vënë në lëvizje autoritetet greke dhe agjentët amerikanë të DEA-s, pasi brenda saj u zbulua një sasi prej rreth 100 kilogramësh kokainë.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës në aeroportin e Athinës dhe rezultoi me arrestimin e gjashtë personave. Sipas informacioneve paraprake, të paktën katër prej të ndaluarve dyshohet se janë shtetas shqiptarë.

Sipas gazetës greke, Ekathimerini Lënda narkotike ishte kamufluar mes ngarkesës me lule, në një përpjekje për ta futur atë në territorin grek pa u zbuluar.

Policia Greke dhe agjentët e DEA-s amerikane vijojnë hetimet për të zbardhur aktivitetin e plotë të grupit të dyshuar kriminal.

Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që në këtë rrjet të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar apo arrestuar.

Pjesë e hetimit është edhe përcaktimi i destinacionit ku ishte planifikuar të dërgohej sasia e kokainës, si dhe identifikimi i të gjithë personave që mund të kenë pasur rol në transportin dhe shpërndarjen e saj.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim për të drejtat e shqiptarëve

Pasojat e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbeten në fokusin e një hulumtimi të publicistit...

Fier/Arrestohet skifteri 30-vjeçar, vodhi në 4 biznese

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për katër vjedhje me thyerje...

Dhunoi bashkëshorten për vdekje, arrestohet pas 4 vitesh 38-vjeçari

Pas më shumë se katër vitesh, është vënë në pranga 38-vjeçari i akuzuar për vdekjen e bashkëshortes së...

Zjarri shkrumbon magazinën në Gjirokastër, shpëtojnë pallatet pranë saj

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu natën e kaluar një magazinë në Gjirokastër, duke e shkrumbuar plotësisht....