Fshihej në fshat pas plagosjes së 3 personave, arrestohet 19-vjeçari nga Shijaku

Date:

Share post:

Një 19-vjeçar i kërkuar nga policia për përfshirjen në plagosjen e rëndë të tre personave është lokalizuar dhe arrestuar në fshatin Pjezë të Shijakut.

Operacioni i koduar “Village” u zhvillua nga strukturat e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me Komisariatin e Shijakut dhe Njësinë Operacionale, pas sigurimit të informacionit për vendndodhjen e të riut.

Në pranga përfundoi Lorik Çelmeta, 19 vjeç, banues në Shijak, ndaj të cilit Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas hetimeve të policisë, Çelmeta dyshohet se mbrëmjen e 26 korrikut, në lagjen nr. 13 në Durrës, në bashkëpunim me një tjetër person, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse tre shtetas.

Për ngjarjen, gjykata ka vendosur masën “Arrest në burg” për Çelmetën dhe shtetasin M. H., i cili vijon të jetë në kërkim.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e personit tjetër të dyshuar për përfshirjen në ngjarje.

Materialet e procedimit i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike,...

Dea e Butrintit kthehet në shtëpi, Gonxhja: Dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë”. Po fati i “Bukuroshes” në Durrës?

Dea e Butrintit rikthehet në vendin ku u zbulua. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë,...

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë/ Mbyllet afati, Ilir Panda kandidati i vetëm

-Ilir Panda është kandidati i vetëm në garën për kreun e Gjykatës së Lartë. Pjesë e kësaj gjykate...

Pas një mijë vjetësh, kronika e pushtimit norman kthehet në Angli

British Museum hap sot, më 10 shtator, ekspozitën e Tapicerisë së Bayeux, e cila kthehet në Angli për...