Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier, pasi kanë kryer vjedhje në disa banesa në zonën e Patosit.
Të arrestuarit janë një 43-vjeçar dhe një 31-vjeçar, të dy banues në Gjirokastër, si dhe një 41-vjeçar nga Tepelena. Ata u kapën në qendër të Patosit, teksa po lëviznin me një automjet.
Ata akuzohen për dy vjedhje të ndodhura më 5 dhe 6 gusht, në lagjen “1 Maji” dhe në fshatin Dukas të Patosit. Nga dy banesat dyshohet se janë marrë bizhuteri floriri, 3500 euro dhe dy telefona celularë.
Tre të arrestuarit dyshohet se janë rikthyer në veprim më 9 shtator, kur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin edhe dy banesa të tjera në fshatin Zharrëz të Patosit.
Gjatë ndalimit, njërit prej tyre iu gjet edhe një sasi cannabis sativa. Një tjetër sasi e së njëjtës lëndë u gjet gjatë kontrollit të banesës së njërit prej të arrestuarve.
“Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pasi dyshohen për disa vjedhje të kryera.
Në pranga kanë rënë një 43-vjeçar dhe një 31-vjeçar, të dy banues në Gjirokastër, si dhe një 41-vjeçar, banues në Tepelenë.
Tre të arrestuarit u kapën në qendër të Patosit, teksa lëviznin me një automjet. Gjatë kontrollit fizik, njërit prej tyre iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së njërit prej të arrestuarve, policia gjeti dhe sekuestroi një tjetër sasi të lëndës narkotike.
Sipas hetimeve, tre personat dyshohet se më 5 dhe 6 gusht kanë vjedhur dy banesa në lagjen “1 Maji” dhe në fshatin Dukas të Patosit. Nga banesat dyshohet se kanë marrë bizhuteri floriri, 3500 euro dhe dy telefona celularë.
Gjithashtu, më 9 shtator, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohet se kanë tentuar të vjedhin dy banesa në fshatin Zharrëz të Patosit.
Policia, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre kriminale dhe zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve ku mund të jenë përfshirë në qarqet Fier dhe Gjirokastër”, njofton policia.
©ZëriOnline


