Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Date:

Share post:

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 21:30, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në oborrin e banesës së shtetasit Metin Bushati, rreth 60 vjeç.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Ngjarja konsiderohet një paralajmërim për familjen Bushati, po deri tani rezulton që ajo të mos ketë konflikte me ndokënd, ndaj po hetohet situata penale e familjarëve të tjerë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të incidentit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas 28 vitesh në këmbë, Karl Bushby mbërrin në shtëpinë e nënës dhe mbyll udhëtimin rreth botës

Një udhëtim që zgjati gati tri dekada ka marrë fund. Aventurieri britanik Karl Bushby, 57 vjeç, është kthyer...

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit....

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...