Sulm masiv me dronë i Ukrainës ndaj Rusisë

Date:

Share post:

Rusia është përballur me një sulm masiv me dronë ukrainas gjatë natës, ku sipas autoriteteve ruse kanë humbur jetën dy persona dhe është goditur një rafineri nafte.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin deklaroi se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 338 dronë që po drejtoheshin drejt kryeqytetit. Sipas tij, gjatë sulmit është goditur një pjesë e një rafinerie nafte, ku ka shpërthyer zjarr.  Sulmet kanë shkaktuar edhe probleme në transportin ajror, duke bërë që mbi 30 fluturime tw ezullohen në aeroportet e Moskës.

Sobyanin e cilësoi sulmin si të paprecedentë dhe akuzoi Ukrainën se po përpiqet të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Rusi. Sipas tij, që prej së shtunës, mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar mbi 1.600 dronë ukrainas në të gjithë vendin, prej të cilëve rreth 450 ishin drejtuar drejt Moskës.

“Sulmi i paprecedentë ishte planifikuar qartësisht me qëllim pengimin e zgjedhjeve. Armiku nuk ia doli”, deklaroi kryebashkiaku i Moskës në Telegram.

Sulmi vjen në ditën e tretë dhe të fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi, të parat që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës. Qytetarët rusë po votojnë për të zgjedhur 450 deputetët e Dumës Shtetërore.

Presidenti Vladimir Putin e ka paraqitur votimin si një tregues të mbështetjes për ushtrinë ruse dhe luftën në Ukrainë. Partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, synon të ruajë dominimin në parlament, ndërsa shumica e kandidatëve kundër luftës janë përjashtuar nga gara. Kievi i ka cilësuar zgjedhjet si një farsë, ndërsa autoritetet ruse kanë raportuar edhe sulme kibernetike ndaj sistemit të votimit elektronik në Moskë.

Ndërkohë të paktën tre persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë në një sulm rus në rajonin e Kievit të shtunën.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

U vra nga pronari i shtëpisë që po tentonte të grabiste, identifikohet hajduti shqiptar në Itali

Gjovalin Lazri është shqiptari i cili u vra gjatë tentativës së grabitjes në Baldissero d'Alba, në zonën e Cuneos në Itali ku...

Konferenca e Shoqatës së FBI në Tiranë, ministri Demo flet për prioritetet

Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, ka bërë daljen e tij të parë publike që prej marrjes...

Vendimi për ish-krerët e UÇK, studentët marshojnë sot në Prishtinë

Pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, studentët e Universitetit të Prishtinës, së bashku me studentë të universiteteve...

Landfilli i Fushë-Krujës në flakë, tymi përhapet drejt Kamzës dhe Mamurrasit

Një zjarr i madh ka rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fushë-Krujë. Raportohet se flakët janë përhapur në...