Zjarr i përmasave të mëdha në Gji të Lalzit, evakuohet një kompleks turistik dhe një banesë

Date:

Share post:

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit, në Durrës, duke vënë në rrezik edhe disa struktura pranë vatrës së zjarrit. Përhapja e flakëve është favorizuar nga era e fortë që ka përfshirë zonën.

Për shkak të rrezikut, autoritetet kanë kryer evakuimin e plotë të personave që ndodheshin në një kompleks turistik dhe në një banesë private pranë zonës së prekur.

Në terren janë angazhuar forca dhe mjete të shumta zjarrfikëse nga Durrësi, Tirana, Shijaku, Kavaja dhe Kamza, ndërsa në operacion janë përfshirë edhe kapacitete të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Vetëm nga Durrësi janë angazhuar 4 mjete zjarrfikëse dhe një autobot, ndërsa ndërmarrjet e Bashkisë kanë vënë në dispozicion edhe 3 autobote mbështetëse. Në total, në operacion janë përfshirë dhjetëra forca dhe mjete nga disa bashki dhe strukturat kombëtare të emergjencave.

Operacioni vijon prej disa orësh, ndërsa ekipet po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së flakëve. Situata paraqitet e vështirë për shkak të shtrirjes së zjarrit dhe erës së fortë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe vizitorëve të shmangin lëvizjet drejt zonës së prekur dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH, pas masës së SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë mbrëmje me urgjencë, jashtë orarit zyrtar, shkarkimin e Vlora Hysenit...

Humb jetën 50-vjeçari në Lezhë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor,...

Raporti/ UNICEF: 1 në 4 fëmijë në shqipëri në kushte varfërie! 47.5% të mitur disiplinim të dhunshëm nga kujdestarët

Në Shqipëri, 26.6% e fëmijëve janë të rrezikuar nga varfëria. Në raportin e UNICEF thuhet se 40.5% e...

Hoteli me pushues/ Sekuestrohet Central Park Premium dhe një objekt tjetër në Ksamil, u ndërtuan pa leje

Dy objekte paleje të ndërtuara si godina hotelerie janë sekuestruar në Ksamil ndërsa ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest...