Iu kthye në hije duke e përndjekur, “Hija” e policisë prangos 47-vjeçarin në Durrës

Date:

Share post:

Një 47-vjeçar nga fshati Shënavlash është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pas akuzave për përndjekje dhe mbajtje të paligjshme të një arme zjarri. Sipas autoriteteve, shtetasi Kujtim Gashi përndiqte prej disa muajsh një 29-vjeçare, duke i shkaktuar ankth dhe frikë të vazhdueshme. Pas kallëzimit të viktimës në Komisariatin e Policisë Durrës, u organizua një operacion policor i koduar “Hija”, që çoi në arrestimin e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak, të cilat dyshohet se mbaheshin pa leje.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për hetime të mëtejshme, ndërsa i dyshuari do të përballet me akuzat për “Përndjekje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...