E denoncoi durrsakja, pranga 33-vjeçarit në Kurbin: Hapte llogari false në rrjetet sociale dhe mbante armë pa leje

Date:

Share post:

Policia e Shtetit ka përfunduar me sukses operacionin “Fake Accounts”, që çoi në arrestimin e një 33-vjeçari nga Fushë Mamurrasi. I dyshuari përdorte llogari të falsifikuara në “Facebook” dhe “Instagram” për të shqetësuar një 24-vjeçare dhe mbante një armë zjarri pa leje. 

Policia e Shtetit deklaroi mbrëmjen e sotme se ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fake Accounts,” i cili u zhvillua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me DVP Durrës, Komisariatin e Policisë Kurbin dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

Operacioni çoi në arrestimin e një 33-vjeçari, i cili dyshohet se hapte llogari false në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram” për të shqetësuar dhe fyer 24-vjeçaren. 

Hetimi filloi pas një kallëzimi në policinë e Durrësit nga 24-vjeçarja në vitin 2023, e cila raportoi për shqetësime të vazhdueshme nga llogari të falsifikuara në rrjetet sociale. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Durrësit, arriti të identifikonte autorin e dyshuar.

Në bazë të provave të mbledhura, Gjykata urdhëroi kontrollin e banesës së shtetasit G.M., në Fushë Mamurras ku u gjetën një kallashnikov dhe dy krehra me 46 fishekë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...