Misteri i gjermanit 85-vjeçar, Veliera e braktisur dhe Reagimi i familjarëve

Date:

Share post:

Fati i shtetasit gjerman 85-vjeçar, i cili dyshohet se u nis më 9 shtator nga brigjet veriore të Barit të Italisë drejt Kroacisë, mbetet i paqartë. Veliera, që mendohet se drejtohej prej tij, ka dalë në breg të detit në Karpen të Kavajës dhe është nën ruajtje të rreptë nga policia. Autoritetet kanë kontaktuar familjarët e tij përmes numrave të gjetur në telefonat celularë që ishin brenda bordit të mjetit lundrues. E para që u kontaktua ishte motra e tij, ndërsa më pas vajza e 85-vjeçarit ka konfirmuar se do të udhëtojë drejt Shqipërisë për të ndjekur zhvillimet mbi fatin e të atit. E motra ka deklaruar se kishte afro 2 vjet që s’fliste me të vëllain dhe i orientoi të flisnin me djemtë e tij. Më pas i kanë telefonuar së bijës përmes një shtetaseje gjermane që po kalonte pushimet në Shqipëri.

Veliera me emrin “Free Choice” është parë për herë të parë pranë brigjeve të Karpenit të martën, me motor të fikur, ndërsa lëvizte nën ndikimin e dallgëve. Sokol Agushi, biznesmen në zonë, ishte i pari që e vërejti dhe menjëherë lajmëroi policinë për lëvizjet e pakontrolluara të mjetit lundrues me flamur gjerman dhe port regjistrimi Hamburgun.

Agushi tregon si e vërejti velierën dhe kontaktoi policinë. Ai gjithashtu përshkruan bisedat e para me motrën e 85-vjeçarit dhe vajzën e tij që kishte deklaruar se do të nisej për Shqipëri, pas marrjes së lajmit. 

“Duhej të kishte ardhur të enjten, por ende nuk ka informacion prej saj.”

Pista kryesore e hetimeve të deritanishme është ajo e një aksidenti, ku 85-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në det gjatë përpjekjeve për të riparuar velën kryesore, e cila ishte dëmtuar nga era e fortë. Sipas të dhënave paraprake, shtetasi gjerman, Frank Rudiger Fellman nga Leipzig, kishte një armë me leje që u gjet në bord bashkë me fishekë. Gjithashtu, në bord u zbulua edhe një mace, e cila mendohet se e shoqëronte Fellman në udhëtimet e tij. Pas nxjerrjes nga veliera macja është marrë nën kujdes nga një efektiv policie. Ndërkohë hetimet vijojnë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...