Ministria e Shëndetësisë informon: 320 të lënduar në 8 ditë protesta, 192 janë efektivë policie

Date:

Share post:

Bilanci i të lënduarve gjatë tetë ditëve të protestave në Shqipëri ka arritur në 320 persona. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të publikuara për periudhën 13–21 tetor 2026, mes të lënduarve janë 192 efektivë të Policisë së Shtetit, 92 protestues dhe 36 kalimtarë.

Në kategorinë e kalimtarëve përfshihen edhe gjashtë përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve është gazetar i huaj.

Vetëm gjatë protestës së djeshme, tetë persona kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës u paraqitën gjashtë persona të lënduar: një efektiv policie, një protestues dhe katër kalimtarë.

Tre prej kalimtarëve u shtruan në spital për trajtim të mëtejshëm. Njëri prej tyre iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila përfundoi me sukses. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja e pacientit është e mirë.

Ndërkohë, në QSUT u paraqitën dy persona, një efektiv policie dhe një protestues. Të dy morën mjekimin e nevojshëm dhe u larguan nga spitali që ditën e djeshme.Ministria bën me dije se aktualisht në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin trajtim nëntë persona të lënduar gjatë protestave.

Ata ndahen në katër protestues, një efektiv policie, një përfaqësuese të medias dhe tre kalimtarë.

Të dhënat janë administruar nga strukturat shëndetësore në Spitalin Universitar të Traumës, QSUT dhe spitalet rajonale të Durrësit, Vlorës dhe Lezhës.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...