Pezullohet nënkomisari i policisë pas denoncimit në media për shpërdorim detyre

Date:

Share post:

Pas denoncimit të bërë mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, ku u shfaq një punonjës policie duke shpërdoruar detyrën, autoritetet policore kanë reaguar me pezullimin e tij dhe nisjen e hetimit disiplinor. Nënkomisari E. Çelaku, me detyrë oficer në Komisariatin e Policisë Shijak, është pezulluar nga detyra, ndërsa hetimet vazhdojnë për shkeljen e pikës 1 të nenit 209 të Rregullores së Policisë së Shtetit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore gjithashtu ka nisur hetimin penal ndaj tij.

Ngjarja e denoncuar përfshinte një rast të një punonjësi të kompanisë “Ital Construzione” në Maminas, Jurgen Lekli, i cili ishte dëmtuar gjatë punës. Sipas dëshmisë së Leklit, kompania kishte tentuar të fshihte aksidentin duke i kërkuar që në spital të mos deklarojë për aksidentin në punë. Në spital u detyrua të thotë se i kishte rënë porta në këmbë, po dhe pas kësaj kompania nuk i kishte ofruar asnjë mbështetje dhe atë që i takonte ndërsa pjesërisht paguhej në të zezë. 

Pasi i ofruan kompensim privat që nuk u realizua, ai iu drejtua institucioneve shtetërore për ndihmë, por u përball me një Oficer të Policisë Gjyqësore që duket se favorizonte kompaninë, duke sugjeruar që çështja të mbyllej me një marrëveshje financiare mes palëve.

Në takimin e organizuar nga oficeri i policisë, në një lokal pranë Komisariatit të Shijakut, ai veproi si ndërmjetës, duke këshilluar të dëmtuarin të pranonte kompensimin dhe ta mbyllte çështjen. Ndërkaq, Jurgen Lekli shprehu zhgënjimin e tij për trajtimin që i është bërë dhe për mungesën e veprimit nga ana e kompanisë dhe institucioneve përgjegjëse.

Denoncimi në “Fiks Fare” ngriti gjithashtu shqetësime lidhur me praktikat e paligjshme të pagesave në dorë dhe mosdeklarimin e plotë të të ardhurave të punonjësve, një problem që kërkon ndërhyrjen e mëtejshme të autoriteteve.

Shumë aksidente në punë nuk raportohen dhe mbyllen pa u ndjekur më tej duke e rënduar situatën e të punësuarve dhe lehtësuar në maksimum masat ndaj punëdhënësve që duhet t’i mbrojnë ata përmes plotësimit të kushteve të sigurisë në punë dhe mbulimit të sigurisë për jetën pas çdo aksidenti. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...