18-vjeçari tentoi të përdhunojë australianen në Durrës. Dy arrestime për ngacmim seksual dhe tentativë për marrëdhënie seksuale me dhunë në Durrës dhe Kavajë

Date:

Share post:

Shërbimet e Policisë së Kavajës kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas për veprën penale të “Ngacmimit seksual”. Të arrestuarit janë S.K., 40 vjeç, dhe D.P., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Kryevidh. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur një vajzë 18-vjeçare kallëzoi se këta dy individë e kishin ngacmuar seksualisht në një lokal.

Ndërkohë, në një ngjarje tjetër, specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë së Durrësit arrestuan në flagrancë shtetasin I.B., 18 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë. Një shtetase australiane, 21 vjeçe, ka denoncuar se 18-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.

Materialet e këtyre dy rasteve i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...

Pas ditëve të tëra luftë me flakët, shuhen vatrat në vend! Asnjë aktive në të gjithë territorin

Sot është dita e parë pa asnjë zjarr. 10 vatra janë shuar, ndërsa nuk raportohen as aktive dhe...