Emri/ Moti i keq shënon viktimën e parë në Shkodër

Date:

Share post:

Një efektiv i FKS Shkodër, Nikoll Lekndreu, ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në fshatin Bardhaj. Pasi është takuar me disa miq të tij, ai ka qenë duke u kthyer në shtëpi me motor, po për shkak të stuhisë së madhe dhe erës e ka patur shumë të vështirë lëvizjen.

Policia e Shkodrës bëri me dije se efektivi, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit, është aksidentuar me motomjetin e tij duke rënë në kanal ku ka humbur jetën. Policia e Shkodrës thotë se ngjarja është aksidentale.

“Ishte ora rreth 02:50, kur Nikoll Lekndreu, 51 vjeç, punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti i tij ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë. Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti”, njoftoi policia vendore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...

Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të...

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari i dënuar me 6 vite burg

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt...