Ja kush është prokurorja që do të çojë në pranga Salianjin

Date:

Share post:

Në Prokurorinë e Tiranës është hedhur shorti për prokurorin që do të ekzekutojë vendimin e gjykatës së Apelit për dënimin me 1 vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji. Do të jetë prokurorja Elona Alvora që do ta ekzekutojë këtë vendim që ka ngjallur një valë reagimesh në vend ndaj vendimit. Urdhri i prokurores do t’i kalojë policies, ndërkohë që deputeti Salianji është ftuar ta zbatojë atë vullnetarisht.

Sot pritet të përfundojë e gjithë procedura, që do të thotë se Salianji do të izolohet në qeli për të vuajtur dënimin me 1 vit burg ndaj Salianjit në lidhje me audio përgjimin e publikuar prej tij që sipas gjykatave të shkallës së parë dhe të Apelit ka qenë i inskenuar.

Gjykata e Apelit vendosi të enjten të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Salianjin dhe dënimin e tij përfundimisht me 1 vit burg nën akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen e njohur si “Babalja”. Deputeti demokrat e cilësoi vendimin e gjykatës si politik dhe tha se do ta vazhdojë betejën e tij, por dhe denoncimet nga qelitë e burgut.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...