Hapen aplikimet për skemën kombëtare të investimeve në bujqësi

Date:

Share post:

Nga sot, të gjithë fermerët që kanë një NIPT apo grupe fermerësh mund të aplikojnë për të përfituar nga Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku ka ftuar të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret, të aplikojnë për këtë mundësi mbështetjeje.

Deklarata e ministres Anila Denaj:

“Kam kënaqësinë të njoftoj hapjen e aplikimeve për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi, një iniciativë e qeverisë shqiptare që synon zhvillimin e ekonomisë bujqësore dhe modernizimin e saj. Kemi siguruar një fond prej 1.5 miliardë lekësh në formën e një granti prej 50% për investimet kryesore, veçanërisht në ndërtimin e serave diellore, rritjen e mekanizimit bujqësor, instalimin e rrjetave antibreshër, zhvillimin e akuakulturës detare, si dhe në stabilimentet e mbarështimit të kafshëve dhe shpendëve.

Të gjithë fermerët që kanë një NIPT fermeri, shoqëritë tregtare të angazhuara në këtë sektor, si dhe shoqëritë e bashkimit bujqësor janë të ftuar që, duke filluar nga sot, të bëjnë aplikimet e tyre. Skema do të jetë e hapur për 5 javë dhe përfshin përfitues nga të gjitha qarqet e vendit, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Për këtë arsye, do të nisë një komunikim intensiv dhe të drejtpërdrejtë në 12 qarqet e vendit.

Pikat agro janë të gatshme të ofrojnë të gjitha shpjegimet e nevojshme për çdo pyetje që fermerët mund të kenë. Jam e bindur se kjo Skemë Kombëtare pritej me padurim, pasi kemi diskutuar dhe bashkëpunuar gjatë gjithë vitit. Kjo skemë vijon skemën e subvencioneve të drejtpërdrejta të fillimit të vitit dhe përmbyll ciklin e mbështetjes financiare që Qeveria Shqiptare ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë për këtë sektor të rëndësishëm. Ky sektor jo vetëm që angazhon një numër të konsiderueshëm punonjësish, por gjithashtu është një motor i zhvillimit të ekonomisë familjare dhe ekonomisë shqiptare në përgjithësi, duke na bërë krenarë në 80 tregje elitare.”

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...