“Open Ballkan” zbret heshtur në Durrës, Mungesa e informacionit kufizoi ndjekjen e Garës Ballkanike të ngjitjes sportive

Date:

Share post:

Në datat 28 dhe 29 shtator në Eko Parkun e Durrësit u zhvillua Kupa Kombëtare dhe Gara Ballkanike e ngjitjes sportive “Open Ballkan”, një aktivitet me rëndësi të veçantë për komunitetin sportiv dhe publikun.

Informacioni për Kupën Kombëtare dhe Garën Ballkanike të ngjitjes sportive “Open Ballkan”, e cila u zhvillua në Eko Parkun e Durrësit, u bë publik vetëm sot, pas përfundimit të eventit, përmes një postimi në Facebook nga kryetarja e Bashkisë. Ky aktivitet i rëndësishëm, që përfshinte rreth 100 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, kaloi pa njoftime të mëparshme për mediat dhe publikun, duke kufizuar mundësinë e përfshirjes nga ana e komunitetit.

Alpinistët, të ndarë në grupmosha të ndryshme, U14, U16 dhe të rritur, për femra dhe meshkuj, shfaqën talentin dhe përkushtimin e tyre në climbing wall-in e parkut. Por, për një aktivitet kaq të rëndësishëm dhe risi për zhvillimin e sportit dhe përfshirjen e të rinjve durrsakë në aktivitete të shëndetshme, mungesa e promovimit paraprak bëri që pjesëmarrja dhe ndjekja nga publiku të jenë shumë më të ulëta se sa mund të kishin qenë.

Eko Parku i Durrësit, një hapësirë moderne rekreative me fusha sportive dhe zona të gjelbëruara, e krijuar mbi ish-vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, ofron një potencial të madh për organizimin e aktiviteteve sportive dhe sociale që do të tërhiqnin më shumë qytetarë, nëse do të kishte një strategji më të mirë informimi dhe promovimi.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...