Turizmi i kroçerave dhe jahteve në Durrës, Burim të ardhurash për shtetin

Date:

Share post:

Turizmi i kroçerave, edhe pse nuk nuk është i lartë po vijon dhe këtë vjeshtë. Mëngjesin e sotëm, në portin detar të Durrësit është ankoruar kroçera “Seven Seas Voyager” me rreth 500 turistë, kryesisht amerikanë. Pas mbërritjes në Durrës, sipas Autoritetit Portual Durrës, turistët janë nisur me autobusë të agjencive turistike vendase kryesisht drejt qyteteve të Krujës dhe Tiranës, ndërsa një grup tjetër do të vizitojë gjatë ditës qytetin e Durrësit dhe sitet e tij arkeologjike dhe historike. Kjo kroçerë po kryen një lundrim turistik në detet Adriatik dhe Jon. Para Durrësit, ajo kishte ndaluar në portin grek të Korfuzit dhe pritet të vazhdojë lundrimin mbrëmjen e sotme drejt Kotorrit të Malit të Zi.

Ndërkohë, turizmi përmes jahteve vijon të jetë gjithashtu i suksesshëm, duke sjellë të ardhura shtesë në arkën e shtetit përmes “taksës së luksit” dhe shërbimeve të tjera si furnizimi me karburant, që njohin edhe termin “turizmi i naftës”. Çdo jaht që ndalon për t’u furnizuar me karburant pa akcizë dhe për të marrë shërbime të tjera në vendin tonë, kontribuon në rritjen e të ardhurave. Vetëm gjatë 8 muajve të parë të 2024-s u arkëtuan 1,1 miliard lekë nga taksa e karburantit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...