Kapaciteti i aeroportit të Tiranës dhe fluksi i fluturimeve, Shqetësim për sigurinë e udhëtarëve 

Date:

Share post:

Nga Anila Hyka

Rritja e numrit të pasagjerëve në aeroportin e Tiranës gjatë muajve të verës e në vazhdim ka krijuar një situatë shqetësuese që ngre pyetje serioze për kapacitetin dhe sigurinë e infrastrukturës së tij. Teksa fluksi i turistëve është një shenjë e mirë për ekonominë, infrastruktura aktuale e aeroportit duket e papërgatitur për të përballuar këtë rritje të menjëhershme, gjë që përbën rrezik për sigurinë.

Në një konferencë për turizmin, u përmend se aeroporti i Tiranës kishte arritur deri në gusht shifrën e 8.5 milionë pasagjerëve. Duke analizuar shifrat, lind pyetja nëse aeroporti e ka kapacitetin e duhur për të menaxhuar një numër kaq të lartë fluturimesh. Përllogaritjet tregojnë një pamundësi teknike për të përballuar një fluks kaq të madh për një aeroport me vetëm një pistë.

Sipas standardeve teknike, një pistë mund të përballojë maksimumi 48 operacione në orë. Një densitet i tillë i lartë i trafikut ajror jo vetëm që bën të pamundur menaxhimin e sigurt të fluturimeve, por shton edhe rrezikun për aksidente dhe gabime njerëzore në një kohë kur terrorizmi dhe incidentet e tjera kërcënuese janë ende shqetësime të rëndësishme.

Gjatë dy ardhjeve të mia të fundit në aeroportin e Tiranës, në korrik dhe shtator, pashë një ndryshim të dukshëm në masat e sigurisë. Pasagjerët lëviznin pa kontroll të dukshëm dhe në vend të një shërbimi të organizuar, u drejtuan vetë në avion. Këto detaje të thjeshta tregojnë për një situatë të çlirët e të rrezikshme të masave të sigurisë, të shkaktuar ndoshta nga mungesa e personelit për të përballuar fluksin e madh të pasagjerëve.

Kjo situatë, në të cilën procedurat e sigurisë duken të thjeshtuara dhe menaxhimi i trafikut ajror tejkalon kapacitetet reale, rrezikon sigurinë e të gjithë atyre që udhëtojnë. Ndonëse rritja e turizmit është një qëllim i rëndësishëm për ekonominë e vendit, nuk mund të bëhet duke kompromentuar sigurinë e njerëzve. 

Autoritetet duhet të veprojnë urgjentisht për të rritur kapacitetet e aeroportit dhe për të përforcuar masat e sigurisë. Nevojiten më shumë investime në infrastrukturë, rekrutim i specialistëve të rinj të sigurisë dhe rishikim i procedurave të kontrollit të sigurisë. Përndryshe, dëshira për të thyer rekorde turistike do të përfundojë duke krijuar një problem të ri, sigurinë e pasagjerëve.

Nuk mund të lejojmë që ambicia për të rritur numrin e turistëve të mbizotërojë mbi parimet themelore të sigurisë dhe mirëqenies së njerëzve. Duhet të ruajmë të pacenuara standardet ndërkombëtare të sigurisë për shërbimet e transportit ajror, përcaktuar qartë nga institucionet përgjegjëse botërore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...