Skema e mashtrimit me fondet e rindërtimit në Rrogozhinë, Gjykata lë tre nga zyrtarët në paraburgim

Date:

Share post:

Tre nga pesë zyrtarët e bashkisë së Rrogozhinës, që akuzohen se i shkaktuan shtetit një dëm prej mbi 353 milion lekë përmes abuzimit me fondet e rindërtimit, do të vazhdojnë të qëndrojnë në qelitë e paraburgimit. Këtë të martë, ata dolën para gjykatës së Durrësit për marrjen në pyetje dhe fillimisht prokurorja e çështjes kërkoi arrest në burg për 5 zyrtarët e arrestuar, një ditë më parë, por e ndryshoi kërkesën e saj për shkak të rrethanave të dy të arrestuarave, njëra nënë e një fëmije nën 1 vjeç dhe tjetra me prindër në kujdestari.

Të arrestuar një ditë më parë, të pestë dolën këtë të martë para Gjykatës së Durrësit, ku prokurorja e çështjes Mediana Meta kërkoi fillimisht vazhdimin e masës së sigurisë arrest në burg për të pestë. Po, për shkak të rrethanave të veçanta të dy zyrtareve, përveç mbrojtjes edhe prokurorja kërkoi masa sigurie më të buta.

Avokatët mbrojtës të të arrestuarve, Genc Gjokutaj dhe Brunela Kullolli, kërkuan masa më të buta sigurie, por gjykata, nën drejtimin e gjyqtares Suela Xhani, vendosi që tre zyrtarët meshkujt të mbeten në paraburgim.
Gjykata vendosi që Xhemile Uku, përgjegjëse e zyrës së rinisë dhe sporteve në bashki, të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa për Edlira Ramajn, specialiste e burimeve njerëzore, u vendos masa e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit.

Për tre zyrtarët e tjerë të bashkisë, koordinatorin për të drejtën e informimit Besim Ballabani dhe ish-punonjësit Mario Meka dhe Elton Levonja, gjykata konfirmoi masën e arrestit në burg.

Të pestë personat nën hetim dyshohen për shpërdorim detyre, falsifikim dhe mashtrim, në kuadër të një hetimi që zbuloi abuzime në të paktën 78 raste me fondet e rindërtimit.

Hetimi i Prokurorisë së Durrësit nisi pas denoncimeve të banorëve të Rrogozhinës për manipulime gjatë procesit të verifikimit të dëmeve nga tërmeti i vitit 2019. Zyrtarët akuzohen se kanë plotësuar dosje fiktive për dëme nga tërmeti, duke përfshirë në to shtëpi të padëmtuara dhe objekte të tjera, përfshirë kasolle ku mbahen lopët dhe derrat, për të përfituar dëmshpërblime të pamerituara. Krahas zyrtarëve, nën hetim janë edhe 78 persona të tjerë që kanë përfituar nga kjo skemë mashtrimi me fondet e rindërtimit pas tërmetit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...