Dyshime për atentat ndaj Trump, kapet një i armatosur pranë takimit elektoral të ish-presidentit

Date:

Share post:

49-vjeçari nga Las Vegasi, Vem Miller u arrestua të dielën në një pikë kontrolli pranë vendit ku ish-presidenti Donald Trump do të mbante një takim elektoral në Coachella në Kaliforni. Ai po udhëtonte me një automjet të zi të paregjistruar dhe kishte një armë zjarri të mbushur dhe një karikator, sipas zyrës së sherifit të kontesë Riverside.

Pas ndalimit, 49-vjeçari u lirua me kusht, pasi pagoi një garanci prej 5 mijë dollarësh, por ndaj tij do të zhvillohet një seancë gjyqësore më 2 janar të vitit të ardhshëm. Sherifi i kontesë Riverside tha se i dyshuari kishte dokumente të shumta identifikimi me emra të ndryshëm, ndërsa shtoi se ai u arrestua përpara se Trump të arrinte në atë takim.

Zyrtarët federalë thanë se incidenti nuk ndikoi në sigurinë e kandidatit presidencial dhe as tek mbështetësit e tij në tubim. Ata shtuan se Trumpit nuk i kanosej ndonjë rrezik. Fushata e kandidatit republikan tha se pas asaj ngjarjeje, po monitorojnë situatën dhe po mbledhin më shumë informacione rreth të dyshuarit.

“Falënderojmë forcat e rendit për sigurimin e vendit të tubimit dhe ndihmën për sigurinë e Presidentit Trump”, – u shpreh fushata e tij. Trump është përballur me dy tentativa të mëparshme për vrasje gjatë fushatës zgjedhore të këtij viti, ndaj Shërbimi Sekret ka shtuar sigurinë. I pari ndodhi në mitingun e tij në Butler në Pensilvani dhe i dyti në shtator në fushën e tij të golfit në Florida.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...