Gjykata e Durrësit konfirmon arrestin e Indrit Allamanit për mashtrim me TVSH. Tre biznesmenët e tjerë ende në kërkim

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Indrit Allamanin, 48 vjeç, i akuzuar për mashtrim me TVSH. Vendimi u mor pas seancës gjyqësore të mbajtur për verifikimin e masave shtrënguese të caktuara me vendimin penal të datës 13 tetor. Ndërkohë, masat mbetën të pandryshuara dhe për tre shtetasit e tjerë të përfshirë në çështje, të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi.”

Gjyqtari Paulin Çera konfirmoi se masat e sigurimit për të gjithë të akuzuarit do të mbeten në fuqi, pavarësisht përpjekjeve të mbrojtjes për lehtësim të tyre. Përveç Allamanit, i cili është arrestuar, në kërkim janë Indrit Visha, 35 vjeç, Redion Sefa, 22 vjeç, dhe Lovjano Topi, 19 vjeç. Të dyshuarit janë përfshirë në një skemë mashtrimi që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej mbi 127 milionë lekësh.

Sipas Prokurorisë, hetimet kanë zbuluar manipulimin e deklaratave për TVSH, përmes përdorimit të faturave të rreme dhe transaksioneve fiktive. Gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë për masat e sigurimit, duke caktuar “arrest në shtëpi” për Albana Pajën dhe “detyrim paraqitjeje” për Brikena Çelën dhe Aldo Myftarin, të akuzuar për moskallëzim krimi.

Prokuroria e Durrësit lëshoi urdhër-arreste për katër biznesmenët që dyshohet se janë përfshirë në veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar,” të parashikuar nga neni 144/a dhe 25 i Kodit Penal.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në paraburgim, lë qelinë dhe shkon në spital për mjekim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka thyer këmbën gjatë një ndeshjeje futbolli, në ambientet e ajrimit të paraburgimit të...

“Statuja e Teutës” dhe drejtoreshat e sotme

Nga Auron Tare Një mik shumë i mirë nga Lezha më mori në mbrëmë telefon. Pasi shkëmbyem disa fjalë të...

“Pylli” në Amfiteatrin e Durrësit: Kur realiteti nis të humbasë kufijtë

Çfarë ndodh kur nuk je më i sigurt nëse ajo që po përjeton është e vërtetë apo vetëm...

Kruja kundërshton “dorëzimin” e Rinasit: “Është i Krujës, jo i Tiranës. Fuqizoni bashkinë!”

Këshilli Bashkiak i Krujës ka shprehur kundërshtimin unanim ndaj ndryshimit të propozuar në projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të...