Erjon Meka merr mandatin nga KQZ, Çyrbja u dorëhoq pas thirrjes në SPAK

Date:

Share post:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës, Erjon Meka.

Ky vendim vjen pasi Jurgis Cyrbja la mandatin pas thirrjes nga SPAK. Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me firmat që ka hedhur në 4 raste mbi pronësinë e gati 25 mijë metra katrorë tokë në zonën e Rrashbullit në Durrës duke favorizuar grupin e Shullazit. Hetimet ndaj tij lidhen me postin e drejtuesit të ZRRPP në Durrës, një detyrë që e mbajti deri në vitin 2017, kur edhe mori mandatin e parë në parlament.

I kallëzuar prej 2021 nga demokrati Edi Paloka, deputeti Cyrbja, i cili dorëzoi mandatin pak orë pasi u pyet në SPAK, ka këmbëngulur se nuk ka shpërdoruar detyrën dhe se nuk kishte kompetenca të kontrollonte praktikat që i delegoheshin nga vartësit e tij.Erjon Meka, 47 vjeç, ka përfunduar studimet në universitetin e Elbasanit për Financë-Kontabilitet dhe ka përvojë në administratën publike. Ai ka shërbyer si administrator i dy njësive administrative në Durrës. Pas njësisë nr. 3, Meka deri këtë tetor ishte administrator i njësisë nr.5 në bashkinë Durrës që përfshin lagje të mëdha në numër popullsie për qytetin, konkretisht lagjet 13, 14 dhe 17. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...