Emri/ Tentoi të vidhte xhiron në një market, por përfundon në pranga 34-vjeçari

Date:

Share post:

Një përpjekje për grabitje në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësit ka përfunduar me arrestimin e një 34-vjeçari, pasi ai tentoi të vidhte nën kërcënimin e thikës xhiron ditore në një market dhe dëmtoi lehtë një nga punonjëset.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, kur shtetasi Orgest Zenuni hyri në market dhe, nën kërcënimin e një thike, kërkoi të merrte paratë nga arka. Punonjëset e marketit reaguan menjëherë duke lajmëruar Policinë dhe duke u përpjekur të pengonin grabitësin.

Në përpjekje për t’u larguar nga vendngjarja, pasi nuk arriti të realizonte vjedhjen, 34-vjeçari dëmtoi lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit. Policia mbërriti shpejt në adresën e dhënë dhe arrestoi autorin, shtetasin O. Zenuni, banues në lagjen nr. 18 të Durrësit.

Aktualisht, autori është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...

Trump mund të publikojë “sekretet” e 11 shtatorit!

Donald Trump mund të hapë dokumente të tjera të qeverisë amerikane për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001. Presidenti...

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i filialit të Postës në Durrës

Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin është emëruar në krye të filialit të Postës Shqiptare në...