Studentja e UAMD-së fiton çmimin prestigjioz “NATO Student Award” për Ballkanin Perëndimor

Date:

Share post:

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës ka njoftuar me krenari se studentja Adela Domi, e cila ndjek studimet në programin Master Shkencor në “Marrëdhënie ddërkombëtare dhe Diplomaci” pranë Departamentit të Shkencave Politike, është shpallur fituese e çmimit prestigjioz “NATO Student Award” për Ballkanin Perëndimor. 

Ky çmim, i organizuar nga NATO Allied Command Transformation, vlerëson studentët e shquar nga rajoni për arritjet e tyre të veçanta. 

Adela Domi është një studente e universitetit “Aleksandër Moisiu”, ku ka treguar përkushtim dhe pasion të veçantë për studimet në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Gjatë viteve të saj akademike, ajo ka demonstruar një aftësi të veçantë për të kuptuar dhe adresuar çështjet globale. Fitorja e çmimit “NATO Student Award” është një dëshmi e përpjekjeve të saj dhe ambicieve për të kontribuar në fushën e diplomacisë, duke shërbyer si shembull frymëzues për studentët e tjerë dhe një pasqyrë e potencialit të madh për një karrierë të suksesshme në të ardhmen.

Fitorja e Adelës shënon një sukses të rëndësishëm jo vetëm për të personalisht, por edhe për instuticionin e arsimit të lartë ku ajo studion, UAMD, duke dëshmuar përkushtimin e universitetit për të ofruar një mjedis akademik që nxit ekselencën dhe ndërkombëtarizimin.

Universiteti i Durrësit deklaron se vazhdon të forcojë pozicionin e tij si një institucion lider në arsimin e lartë në vend, duke mbështetur studentët në rrugëtimin e tyre drejt sukseseve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...