Ja “Range Rover’ i vrasjes së 4-fishtë që u vodh në Durrës. Foto e siguruar nga Zëri Online

Date:

Share post:

Automjeti i markës Range Rover, i fotografuar para hyrjes së portit më të madh të vendit, është mjeti që u përdor në ngjarjen e rëndë kriminale që tronditi opinionin publik në Shkodër e vend. Ky automjet, i vjedhur në qytetin e Durrësit në prill të vitit 2023, i përkiste një punonjësi të forcave të sigurisë portuale dhe ishte në pronësi të tij deri në momentin e grabitjes. Prej asaj date, automjeti nuk u gjet deri javën e kaluar, kur u zbulua se ishte përdorur për atentatin që mori jetën e katër personave në Shkodër.

Ngjarja vuri në dukje pasigurinë dhe përhapjen e kriminalitetit. Vjedhja e mjetit të një punonjësi të sigurisë portuale ngre pyetje dhe mbi mangësitë në gjurmimin e mjeteve të vjedhura, që në këtë rast janë përdorur për një krim të rëndë.

Ky atentat, që mori jetën e Hamza Licit, Arlind Bushatit dhe çiftit Basha, hedh dritë mbi një realitet të ashpër që kërkon përmirësime në sigurinë publike dhe një koordinim më të ngushtë ndërmjet strukturave të rendit për të shmangur raste të ngjashme, po dhe për të zbardhur në kohë rastet e vjedhjes së automjeteve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...