Anija turke “Moliva” ankorohet nesër në port me 2100 ton mbetje të dyshuara toksike

Date:

Share post:

Të premten në mëngjes, anija turke “Moliva,” e ngarkuar me 2100 ton mbetje të dyshuara si toksike, pritet të ankorohet në portin e Durrësit. Për këtë operacion, autoritetet përkatëse kanë përgatitur infrastrukturën e nevojshme, sipas kërkesave të Prokurorisë së Durrësit. Anija mbërriti më 28 tetor në Durrës, por qëndroi në radën e jashtme të portit në pritje të përcaktimit të vendit për depozitimin e mbetjeve. Ajo vijon prej 10 ditësh të qëndrojë në radë.

Operacioni do të zhvillohet gjatë gjithë ditës së nesërme dhe përfshin manovrat për futjen në kalatë dhe shkarkimin e ngarkesës në terminalin e kontenierëve, ku do të vendosen fillimisht 102 kontenierët për t’u zhvendosur më pas në vendin e përcaktuar për depozitim ku do të hapen për të realizuar edhe marrjen e kampionëve që do të analizohen. Sipas burimeve nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, mbetjet do të vendosen në një territor të sekuestruar në periferi të Durrësit, i cili është caktuar si venddepozitim.

Këto mbetje janë refuzuar më parë nga autoritetet tajlandeze për shkak të dyshimeve mbi natyrën toksike të tyre, duke e bërë të domosdoshëm kthimin dhe kontrollin e tyre në Shqipëri, ku gjithsesi mungon një landfill i posaçëm për asgjesimin e tyre nëse rezulton të kenë toksicitet të lartë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt...

Dyshohet se u vra për 500 euro borxh nga i riu italian, bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar rrëfen dhimbjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet...

Nga 1 janari, rritje pagash për të gjithë efektivët e Policisë, sa do të përfitojnë sipas gradave

Punonjësit e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë rritje pagash nga 1 janari, ku efektivët e rolit bazë...

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...