Kulla Veneciane hap dyert për fotoekspozitën “Dyrrahu i rrëfyer nëpërmjet monedhave”

Date:

Share post:

Në Kullën Veneciane të Durrësit është çelur ekspozita fotografike “Dyrrahu i rrëfyer nëpërmjet monedhave,” një iniciativë që sjell në fokus historinë dhe zhvillimin ekonomik të qytetit përmes monedhave antike që datojnë që nga shekulli i parë para erës sonë. Kjo ekspozitë, e organizuar nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën Muzeore të Durrësit, është pjesë e një projekti lëvizës që synon t’i afrojë thesaret kulturore publikut vendas e të huaj.

Besa Prela, Përgjegjëse e Muzeut të BSH-së u shpreh:

“Vijmë nga muzeu i BSh-së dhe në bashkëpunim me Qendrën Muzeore të Durrësit çelëm këtë ekspozitë. Ne synojmë të dalim jashtë mureve të muzeut tonë për t’u afruar me publikun. Po ne jemi dhe një muze i Bankës qëndrore dhe kemi dhe panele e materiale didaktike për edukimin financiar, si pagesat digjitale, produktet bankare, apo dhe inflacionin etj.”

Ekspozita nuk është thjesht një shfaqje numizmatike, por shërben si një platformë edukimi financiar, duke u ofruar nxënësve dhe studentëve njohuri mbi pagesat digjitale, produktet bankare dhe inflacionin. Prela nënvizon rëndësinë e këtyre ekspozitave për edukimin financiar të brezit të ri, duke vlerësuar se ende ka shumë për të rritur ndërgjegjësimin e tyre në këtë drejtim.

“Nga matjet tona kuptojmë se kemi ende punë për të bërë për të edukuar brezin e ri me këto çështje të rëndësishme dhe për këtë arsye i ndërtojmë këto ekspozita që të shëtisin nëpër Shqipëri, në këtë formë që ju e shihni sot.”

Pjesë e vizitorëve të kësaj ekspozite janë edhe studentë ndërkombëtarë, të cilët kanë ardhur për të mësuar mbi ekonominë dhe financën e Durrësit. Mes tyre është dhe Noah, një student francez që ndodhet në Durrës për një semestër shkëmbimi studimor.

“Jam këtu për të ndjekur këtë event mbi monedhat, ekonominë dhe financën e Durrësit dhe dua të zbuloj diçka më shumë mbi këto tema që lidhen me interesin dhe fushën e studimeve të mia. Jam këtu për një semestër në UAMD. Studioj për menaxhim hotelerie dhe restorantesh.”

Ekspozita “Dyrrahu i rrëfyer nëpërmjet monedhave” dhe ajo mbi edukimin financiar do të qëndrojë e hapur edhe të premten, duke ofruar një mundësi të veçantë për të gjithë ata që dëshirojnë të zbulojnë historinë e Durrësit përmes një këndvështrimi të ri dhe edukativ.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! Arrestohen 3 autorët e dyshuar

Janë publikuar pamjet nga konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes...

Pas plagosjes së avokatit në Durrës, Dhoma e Avokatisë do të bojkotojë nesër gjykatën për dy orë

Pas plagosjes së avokatit Elton Shllaku, Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës ka vendosur të bojkotojë për dy orë...

Falsifikim dokumentesh për ndryshimin e emrit, pezullohen dy zyrtarë në Tiranë, shpallet në kërkim dhe një 41-vjeçar

Dy persona janë pezulluar nga detyra, ndërsa një 41-vjeçar është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni...

Kuvendi del me deklaratë për vendimin e Hagës: Akt i padrejtë, nuk mund të zhbëhet sakrifica e UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim...