Toksinat e shtëpisë dhe Pastrimi i brendshëm

Date:

Share post:

Në shtëpi, shpesh grumbullojmë gjëra që me kalimin e kohës humbasin vlerën ose funksionalitetin e tyre, por që vazhdojnë të zënë hapësirë dhe të ndikojnë në energjinë e ambientit. Këto “toksina” të vogla të përditshmërisë mund të kenë ndikim të madh mbi shëndetin, humorin dhe mendësinë tonë. Përmes një pastrimi të thellë dhe një qasjeje të kujdesshme ndaj asaj çfarë mbajmë, mund të përmirësojmë cilësinë e jetës sonë, duke krijuar një ambient më të lehtë, të organizuar dhe të mbushur me energji pozitive.

Po cilat janë toksinat e shtëpisë?

1. Sendet që nuk përdorni më.

2. Rrobat që nuk ju pëlqejnë ose nuk i keni veshur prej kohësh. Të brendshmet e dëmtuara, grisura.

3. Gjërat e thyera.

4. Kartolina dhe shënime të vjetra.

5. Bimët e thata ose të vyshkura.

6. Faturat dhe revistat e vjetra.

7. Këpucët e prishura.

8. Gjërat e ndryshme që mbartin të kaluarën.

9. Lodrat e fëmijëve që nuk përdoren, janë të prishura ose nuk funksionojnë.

Me pastrimin e tyre:

1. Shëndeti përmirësohet.

2. Krijimtaria rritet.

3. Marrëdhëniet përmirësohen.

4. Kapaciteti i të arsyetuarit rritet.

5. Përmirësohet humori.

Pyetje që mund t’ju ndihmojnë për pastrimin:

– Pse po e ruaj këtë?

– A më duhet sot?

– Si do të ndihesha nëse e heq këtë?

Ndani dhe Klasifikoni:

1. Për të dhuruar.

2. Për të hedhur.

3. Për të shitur.

Pastrimi i brendshëm reflekton jashtë:

1. Shmangni zhurmat ekstreme.

2. Më pak drita të forta.

3. Më pak ngjyra të ngopura.

4. Më pak aroma kimikatesh.

5. Më pak kujtime të trishta.

6. Përfundoni projektet e papërfunduara.

7. Kultivoni energji pozitive në shtëpinë tuaj.

Bëni një pastrim të përgjithshëm dhe përdorni kuti për organizim. Filloni nga sirtarët dhe dollapët dhe përfundoni secilën pjesë, duke e bërë gjithçka me ritmin tuaj…

a) Plehra.

b) Rregullime.

c) Riciklim.

d) Në dyshim.

e) Dhurata.

f) Dhurim.

g) Shitje.

Ndërsa pastroni, vëreni se çfarë ndryshon tek ju.

Ndërsa pastrojmë shtëpinë tonë, ne vendosim rend edhe në mendjen dhe zemrën tonë.

Praktikoni shkëputjen nga gjërat materiale që vetëm mbushin hapësirën tuaj dhe do të shihni se si, ngadalë, do të jeni në gjendje të bëni të njëjtën gjë edhe me situata më të rëndësishme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt...

Dyshohet se u vra për 500 euro borxh nga i riu italian, bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar rrëfen dhimbjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet...

Nga 1 janari, rritje pagash për të gjithë efektivët e Policisë, sa do të përfitojnë sipas gradave

Punonjësit e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë rritje pagash nga 1 janari, ku efektivët e rolit bazë...

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...