Skandali! Trajneri i taekwondos nga Kosova godet 8-vjeçaren pas humbjes në Evropian

Date:

Share post:

Një shuplakë sportistes së vogël i ka kushtuar 6 muaj pezullim trajnerit të saj të taekwondos nga Kosova. Ai ka tentuar të shfajësohet për shuplakën që i dha garueses tetë vjeçare nga Kosova pas humbjes së saj në Kampionatin Evropian të taekwondos në Tiranë kundrejt garueses serbe.

Pamjet u publikuan në rrjetet sociale ku shihet se pas humbjes në finale me serben Nina Savic, garuesja nga Kosova goditet nga trajneri i saj.
Mediat raportuan se trajneri është pezulluar për gjashtë muaj.
Si shqetësuese sulmin fizik nga tetë vjeçares e ka parë edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF që në një reagim të vetin në Facebook shprehet:

“Dhuna nuk ka arsyetim, nuk duhet përdorur kurrë si mjet disiplinimi, pasi ajo dëmton mirëqenien emocionale dhe zhvillimin psikologjik të fëmijëve, duke krijuar frikë dhe pasiguri në vend të respektit dhe vetëbesimit. Po ashtu, KOMF thekson se federatat dhe klubet sportive duhet të kenë rregullore të posaçme dhe procedura për mbrojtjen e fëmijës me qëllim të krijimit të një sistemi të brendshëm që parandalon dhe reagon ndaj shkeljeve të të drejtave të fëmijës. Ne kemi përgjegjësinë kolektive për të garantuar se fëmijët zhvillohen në mjedis të sigurt dhe përkujdesës, ku të drejtat e tyre themelore mbrohen.”

Ndërkaq trajneri Valmir Fetiu për mediat e Kosovës ka thënë se garuesja është e bija e tij dhe se mundohej ta qetësonte pas humbjes.

©️zërionline

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Parkimi në Durrës, ndryshojnë rregullat: 93 hapësira falas për rezidentët dhe përcaktohen rrugët sipas lagjeve

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi sot me shumicë votash ndryshimet në skemën e parkimit me pagesë. Për qytetarët...

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, BE apel Kosovës dhe rajonit: Tregoni përmbajtje, drejtësia të vijojë pa ndërhyrje

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të...

Haga: 81 vjet burg për katër ish-krerët e UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur më 16 shtator aktgjykimin në një prej proceseve më...

Shefi i OpenAI pranon: “Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë”

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman thotë se publiku duhet të ketë më shumë besim te kompanitë e...