“Përherësi” i Naxhi Bakallit

Date:

Share post:

Këto ditë, pranë Qendrës për Hapje dhe Dialog në Kryeministri, u hap ekspozita “Përherësi” e piktorit të shquar, Mjeshtrit të Madh Naxhi Bakalli. Kjo ekspozitë sjell momente kyçe nga rrugëtimi i gjatë artistik i prof. Bakallit, duke përfshirë punime që nga fillimet e tij në fëmijëri. Një nga veprat e para është një tablo me frymë moderne, dedikuar ateizmit komunist, e cila trajton prishjen e objekteve të kultit fetare. Ekspozita përfshin gjithashtu bocetin origjinal të muralesit të Skënderbeut të vitit 1982.

Puna e Bakallit pasqyron trashëgiminë popullore shqiptare dhe është një homazh për bashkëshorten e tij të dashur, Znj. Leta, muzën e tij të përhershme. Pikturat përçojnë emocione të thella, duke kombinuar linja virtuoze nga bardh e zi në ngjyra të gjalla dhe forma moderne të stilizuara, si një mozaik që përfaqëson lidhjen mes traditës dhe modernitetit.

Një tjetër dimension i krijimtarisë së tij është pasqyruar në pullat postare shqiptare, ku Bakalli ka përcjellë etnografinë dhe trashëgiminë kulturore të kombit shqiptar. Kjo ekspozitë jo vetëm që tregon pasionin e tij për kulturën, por shërben edhe si një testament i dashurisë së tij për familjen dhe traditën kombëtare.

Jetë të gjatë e krijimtari të mëtejshme, mjeshtrit të penelit Naxhi Bakalli!

Romir Nelo Llukaçi

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...