Elon Musk kundër Gjykatës së Romës. Mbështet Melonin për marrëveshjen me Shqipërinë

Date:

Share post:

 “These judges need to go.”

“Këta gjyqtarë duhet të largohen.”  Kështu ka shkruar Elon Musk duke dalë hapur në mbështetje të kryeministres italiane Giorgia Meloni përsa i përket përplasjeve të qeverisë së saj me Gjykatën e Romës.

Elon Musk, njeriu më i pasur i botës që mbështeti fort dhe ardhjen në pushtet të Donald Trump dhe politikën e tij të ashpër kundër emigracionit të paligjshëm, këtë herë u pozicionua pro marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigracionin e  paligjshëm e cila u konsiderua një marrëveshje model nga Bashkimi Europian.

Musk ka komentuar në një status në rrjetin e tij social X duke shkruar “Këta gjyqtarë duhet të largohen nga detyra”, referuar dy vendimeve të dhëna nga Gjykata e Romës për të kthyer emigrantët e paligjshëm që mbërritën në Gjadër drejt Italisë.

Ndërsa Gjykata e Romës thotë se lista  e vendeve të sigurta vendoset nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, Elon Musk ka mbështetur qartë Dekretin e Qeverisë Italiane e cila kërkon të përcaktojë vetë se kush janë dhe kush nuk janë vende të sigurta.

Vëmendja e Elon Musk ndaj Marrëveshjes Shqipëri – Itali për emigracionin e paligjshëm vjen në një kohë kur flukset migratore dhe kërkesat e larta për azil janë një ndër problemet kryesore jo vetëm të Bashkimit Europian, por gjithashtu edhe të Shteteve të Bashkuara.

Elon Musk dhe Kryeministrja Giorgia Meloni kanë një marrëdhënie të mire me njëri tjetrin, dhe manjati i Teknologjisë është shprehur se ka për të është kënaqësi që të bashkëpunojë me Romën zyrtare mbi një sërë çështjesh. Nga ana tjetër Musk i ka dhënë një vemendje të veçantë edhe Shqipërisë, duke ofruar shërbimet e kompanisë së tij Starlink të internetit satelitor.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...