Ja sa vite burg kërkohet për ish-kryebashkiakun e Durrësit nga SPAK

Date:

Share post:

SPAK kërkon dënimin e ish kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me 4 vite burg për akuzat e shpërdorimit të detyrës, në dy raste. Prokurori i posaçëm Sotir Kllapi kërkoi dënimin me 4 vite burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ish kryebashkiaku do të dënohet përfundimisht me 2.8 vite.

Për shtetasin Fatmir Ejupi, SPAK kërkon dënimin me 3 vite dhe me gjykim të shkurtuar 2 vite heqje lire. Për Fiqiri Farukun, SPAK kërkoi 3 vite burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 2 vite burg. Për shkak të moshës dhe probleme shëndetësore, Farukut i pezullohet dënimi me burg dhe të vihet në shërbim prove.

Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u demtua rende nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Plagosja me armë në Durrës, reagon policia: 61-vjeçari qëlloi 52-vjeçarin, vijon kërkimi

Policia ka reaguar për plagosjen me armë zjarri të regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të...

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person rreth 50 vjeç është plagosur me armë zjarri në zonën e Vollgës, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur...

Çmimi i lartë i naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës dhe uljen 20% të akcizës

Më 19 qershor, pas 3 muajve në fuqi, qeveria shpërndau bordin e Transparencës. Sot, pas 3 muajsh, kur...

Parkimi në Durrës, ndryshojnë rregullat: 93 hapësira falas për rezidentët dhe përcaktohen rrugët sipas lagjeve

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi sot me shumicë votash ndryshimet në skemën e parkimit me pagesë. Për qytetarët...