Mesazhi i nënës së 14-vjeçarit të vrarë: “Ia prenë jetën, mos e provoftë njeri…”

Date:

Share post:

Gjatë protestës qytetare kundër krimit dhe dhunës mes të miturve në kryeqytet, këtë të enjte u lexua dhe një mesazh i nënës së Martin Canit, nxënësit të shkollës “Fan Noli” që u vra nga bashkëmoshatari i vet pas mësimit në fillim të kësaj jave.

Protesta e qytetarëve nisi nga shkolla “Fan Noli” dhe u zhvendos para Ministrisë së Arsimit.

Një protestuese ka lexuar mesazhin që i ka ardhur nga nëna e Martinit, drejtuar të gjithë atyre që u bënë bashkë kundër krimit që i mori të birin:

“Nuk mendoj se ka fjalë që e përshkruan këtë dhembje që na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj të gjithë popullin shqiptar për praninë dhe mbështetjen në këto çaste të vështira. S’di sa mirënjohëse mund të them që jam për ato që ju gjendën aty Martinit në momentet e tij të fundit. Ju falenderoj nga zemra. Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë. Ja morën të dyja. Si nënë, uroj që askush mos u sprovoftë me një dhembje të tillë. Respekte Florina dhe Angel Cani.” Ky ishte mesazhi i nënës së të miturit që dëshmon se dhe në momentet më të errëta të jetës së saj gjen fjalë mbështetëse dhe mirënjohjeje për të tjerët, pa akuzuar askënd pse heshtën, pse nuk e ndalën dot dorën e krimit. Në këtë mënyrë ajo i bën një apel të heshtur e therës drejtësisë dhe të gjithë shoqërisë për të reaguar dhe ndalur dhunën që merr jetë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rusia sulmon Kievin me raketa balistike, humbin jetën 14 persona; 22 të plagosur

Pas sulmit, Ukraina u bëri sërish thirrje aleatëve perëndimorë të furnizojnë vendin me më shumë sisteme amerikane të...

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...

“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën...