Grabitja e Rinasit, dënohet me 18 vite burg Talo Çela, por a do t’i vuajë?

Date:

Share post:

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 18 vite burg Talo Çelën për grabitjen e 4.5 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, në prill të vitit 2019. Kjo çështje ndaj Talo Çelës u gjykua në mungesë. Prej vitesh, Çela është në arrati pasi akuzohet për pjesëmarrje dhe organizime të disa atentateve në Elbasan dhe Durrës. 

Perfshirja e tij në grabitjen e Rinasit, u konfirmua sipas SPAK edhe nga disa komunikime të gjetura në aplikacionin Sky ECC, ku Talo Çela shqetësohej në atë kohë për dëshminë e bashkautorit të tij Alkond Bengasi, që bashkëpunoi fillimisht me drejtësinë duke zbardhur ngjarjen.

Në 2023, për grabitjen e 9 Prillit 2019, Gjykata e Posaçme dënoi me 122 vite burg në total bashkëpunëtorët e Çelës, ku dënimin më të madh e mori Klement Çala me 20 vite, ndërsa gjashtë të tjerët Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Çela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala u dënuan me 17 vjet burg.

Pjesë e grabitjes qe dhe Admir Murataj që mbeti i vrarë gjatë arratisjes, si dhe Ragip Hajdini, që humbi jetën në spitalin e burgut për shkak të një sëmundjeje.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...