Durrësi 5 vjet pas tërmetit/ Rindërtimi vazhdon, por plagët mbeten të hapura

Date:

Share post:

Pesë vjet pas tërmetit shkatërrues që goditi Durrësin, gjurmët e fatkeqësisë mbeten të dukshme në jetën e shumë banorëve. Procesi i rindërtimit ka sjellë përmirësime në infrastrukturën shkollore, si dhe për shumë familje, të cilat tashmë kanë hyrë në shtëpitë e tyre të reja. Megjithatë, ka ende qindra familje që nuk e kanë mbyllur këtë kapitull.  

Një pjesë e konsiderueshme e banorëve jetojnë ende në shtëpi me qira, në pritje të përfundimit të punimeve ose të zgjidhjeve të tjera nga autoritetet. Disa kanë marrë çelësat e apartamenteve përmes shorteve publike të organizuara nga bashkia, por nuk kanë mundur ende të transferohen në to për shkak të vonesave a problemeve teknike në ndërtimet e reja.  

Përveç sfidave materiale, traumat dhe pasojat emocionale të asaj nate të frikshme mbeten të freskëta për shumë njerëz. Tërmeti i nëntorit 2019 shkaktoi jo vetëm humbjen e shumë jetëve, por edhe shkatërrimin e shumë objekteve që përbënin jetën dhe identitetin e qytetit.  

Edhe pse Durrësi është ringritur në shumë aspekte, për të prekurit nga tërmeti, procesi i shërimit është ende larg përfundimit. Bashkia dhe qeveria vazhdojnë përpjekjet për të përmbushur premtimet e bëra, ndërsa qytetarët shpresojnë për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme.

V. Q.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt...

Dyshohet se u vra për 500 euro borxh nga i riu italian, bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar rrëfen dhimbjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet...

Nga 1 janari, rritje pagash për të gjithë efektivët e Policisë, sa do të përfitojnë sipas gradave

Punonjësit e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë rritje pagash nga 1 janari, ku efektivët e rolit bazë...

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...