Skandali në vrasjen e 14- vjeçarit Martin Cani/ I mituri i liruar, i dyshuar se goditi me një tjetër thikë, i biri i hetuesve të BKH-së

Date:

Share post:

Burime ekskluzive për JOQ kanë zbuluar një tjetër dimension të skandalit që lidhet me vrasjen e Martin Canit. Një nga të miturit e përfshirë në ngjarje, Kledion Bejkaj, është lënë i lirë, ndërsa hetimet përfshijnë dyshime të forta për ndikime familjare.  

Sipas burimeve, Kledion Bejkaj është djali i Maksim Bejkajt, hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), dhe Nevila Bejkajt, specialiste pranë Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa Policia kishte fshirë emrin e tij nga deklaratat zyrtare, JOQ zbulon se ai ka qenë i pranishëm në ngjarje dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar të vrasjes, Mario Prelleshaj, gjatë sulmit ndaj viktimës.  

Deklarata e grupit hetimor konfirmon se Mario Prelleshaj ka vepruar i vetëm dhe nuk ka pasur bashkëpunëtorë. Megjithatë, dëshmia e dhënë nga Kledion Bejkaj para Oficerëve të Policisë Gjyqësore tregon një tjetër version: ai ka qenë i pranishëm në vendngjarje. Për më tepër, babai i një prej dëshmitarëve, Luis Meçja, ka akuzuar publikisht Kledionin për sulm fizik ndaj të birit me një thikë të vogël.  

Sipas denoncimit, familja Bejkaj po tenton ta largojë 14-vjeçarin nga Shqipëria për të shmangur ndjekjen penale. Ky fakt ka ngritur shqetësime mbi transparencën e hetimeve dhe rolin e prindërve të të miturit në procesin e drejtësisë.  

Ngjarja, e cila ka tronditur opinionin publik, po ndiqet me interes të madh, ndërsa dyshimet për ndikim dhe favorizim po shtojnë trysninë mbi institucionet hetimore. Ndërkohë, familjarët e viktimës dhe dëshmitarëve kërkojnë drejtësi të plotë dhe të paanshme.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...

“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën...

Fier/Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtohen të moshuarit nga fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në fshatin Fier-Shegan. Në banesë jetonin një çift...