Gjiri i Durrësit nën pushtetin e motit të keq, pezullohet pjesërisht lundrimi

Date:

Share post:

Reshjet e dendura dhe kushtet e vështira atmosferike kanë përfshirë të gjithë gjirin e Durrësit, duke ndikuar në pezullimin e lundrimit për mjetet e tonazhit të vogël. Kapiteneria e portit të Durrësit ka njoftuar se era e fortë që fryn nga juglindja ka shkaktuar forcë deti prej 5-6 ballë, duke detyruar edhe peshkarexhat të rikthehen në port që në orët e para të mëngjesit.
Pasditja pritet të sjellë një ndryshim të drejtimit të erës, e cila do të fryjë nga veriu, duke sjellë dhe rënie të mëtejshme të temperaturave.
Ndërkohë, tragetet që lidhin portin e Durrësit me portin italian të Barit kanë lundruar pa probleme, duke mbërritur në destinacion sipas orarit të planifikuar, rreth orës 07:00.


Sipas parashikimeve meteorologjike, moti në det të hapur pritet të përmirësohet deri të dielën. Kjo do të rikthejë normalitetin në aktivitetin e flotës së peshkimit në fillim të javës së ardhshme. Kapiteneria u bën thirrje lundërtarëve dhe peshkatarëve të respektojnë masat e sigurisë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...